Musa Hajdari i bronztë në mitingun ndërkombëtar Istanbul Cup më 17.02.2017

fOTO MSA HAJDARI ISTAMBOLL CUP2017

Musa Hajdari i bronztë në mitingun ndërkombëtar Istanbul Cup 2017.
Sot në orët e pas ditës atletët e reprezentacionit të Kosovës Musa Hajdari dhe Astrit Kryeziu bën një paraqitje të shkëlqyeshme në vrapimin 800m sallë të mbyllur. Musa Hajdari zuri vendit e tretë me kohë 1.50.05 ku fitoi 1085 pikë të IAAF-it kurse Astrit Kryeziu zuri vendin e katërt me kohë 1.50.63 ku fitoi 1062 pikë të IAAF-it. Kjo është një garë e rëndësisë së veçantë pasi që bën pjesë në kalendarin e Federatës Atletike Evropiane si European Athletic – indoor Permit Meeting. Duhet theksuar se ky rezultat është edhe Rekordi i disiplinës 800m në sallë të mbyllur.
Ishte një garë e fortë dhe rezultati shumë i ngushtë me pozitën e parë dhe të dytë. Mungesa e garave në salla të mbyllura dhe mungesa e stërvitjeve në ambiente të tilla ka ndikuar jashtëzakonisht shumë që atletët tanë të mos ngjiten në dy pozitat e para, këtë e dëshmon edhe rezultati i ngushtë në 4 pozitat e para, po ashtu kjo është gara e parë për atletët tanë krahasuar me rivalet e tyre që stërvitën në ambiente të tilla dhe kanë bërë disa gara paraprake e që ndikon shumë në performancën e garuesit prej garës në garë ka deklaruar selektori i kombëtares Zijadin Kryeziu.

Save

Save

Save

Save