Donika Bujupaj dhe Kushtrim Kelmendi-fitues të Krosit të Bardhë 2016 në Gërmi

Edhe sivjet si edhe herave të tjera në Gërmi të Prishtinës, organizuar nga Federata Atletike e Kosovës është mbajtur Krosi i Bardhë 2016. Në këtë garë kanë marrë pjesë 70 garues nga disa klube të Kosovës: Prishtina,Rogana, Kalaja, Trepça, Mitrovica, Trepça 89, Fushë Kosova, Olimpiku/Istog/,Malisheva, Vëllaznimi Gjakovë etj.. Garat janë zhvilla në 11 disiplina për të gjitha moshat në të dy gjinitë.
Në dy disiplinat kryesore ngadhnjyen, Donika Bujupaj e Olipikut të Istogut në konkurrencën e senoreve, kurse në atë të seniorëve vend i parë i takoi, Kushtrim Kelmendit të Fushë Kosovës. Më të dalluarit u nderuan me diploma nga Federata Atletike e Kosovës. Ky ishte aktiviteti i parë për vitin 2016, kurse gara e radhës do të zhvillohet më 17 shkurt në Junik ku do të mbahet Krosi i Pavarësisë 2016, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe natyrisht atletët më të dalluar të Kosovës.

 

Rezulatet e Krosit te Bardh