Luljeta Shala dhe Emin Grajçevci, fitues të garës “Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymberit 2015 ”

583X3662003111227525_10204515145894075_1618188903302420765_n

Në Mitrovicë është mbajtur për herë të 4-të,rradhazi  vrapimi rrugor “Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymberit”  për nder të 4 vjetorit, të rënies heroike të policit Enver Zymberi.

Kjo garë u organizua nga Federata e Atletikës së Kosovës,Minstria për Kluturë, Rini dhe Sport  në  bashkëpunim me komunën e Mitrovicës. Pjesëmarrja e garuesve ishte e kënaqshme, ndërsa që vendi i parë në kategorin e seniorëve i takoi, Emin Grajqevcit nga klubi i atletikës Fushë Kosova, i cili la pas tij,Kreshnik Bagjukun dhe Kushtrim Kelmendin.

Edhe këtë vit në Mitrovicë është organizuar vrapimi në rrugë,kushtuar heroit të Kosovës  policit Enver Zymberi. Rreth 200, garues  pjesëmarrës ishin ndar në disa kategori duke filluar prej seniorëve,juniorëve,pionerëve,veteraneve dhe kategoria e policisë dhe FSK-së.

Dy kategoritë që zgjuan më së shumti interesim ishin ajo e seniorëve dhe juniorëve.

Në kategorinë e seniorëve i pari doli Emin Grajqevci, vendi i dy të i takoj Kreshnik Bagjukut dhe vendi i tretë Kushtrim Kelmendit.

Ndërsa, në kategorin e  juniorëve i pari doli Ron Krasniqi nga Peja, vendi i dytë Valentin Sadikut dhe vendi  i tretë i Arbnor Behramit.

Në kategorinë e pionerëve vendi i pari i takoi Arben Kryezit,ndërsa në kategorin e veteranëve më i miri doli Zymer Alaj.

Në kategorin e policisë së Kosovës i pari doli Xhavit Tahiri, në atë të  FSK-së, më i dalluari ishte Arben Vidishiqit dhe në konkurencen  e femrave për seninore më e mira doli Luljeta Shala,pasojne Donika Bujupi nga Olimpik Istog dhe Fjolla Margata nga Peja.

583X3661955110603362_676710065730621_7201201902324544874_n

Për juniore e para doli, Gentiana Peci, para Laura Hysenit dhe Besarta Maxhunii.Fituesi në kategorinë e seniorëve Emin Grajçevci, ishte shumë i kënaqur me këtë suksesë të arritur.

Në anën tjetër Adrian Mazreku, nga Federat e Atletikës ka thënë është shumë i kënaqur me rrjedhen e kësaj gare.Drejtori i  DKRS-së, në Mitrovicë, Ardian Kavaja,ka thënë se organizmi ka qenë shumë i mirë.

Gara  “Të vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit” e ka ndëruar më pjesëmarrje edhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Për fituesit e tri vendeve të para në të gjitha kategoritë u ndan edhe të holla, duke filluar nga 70,60 dhe 50 euro  për seniorë dhe nga 50, 40, dhe  30 euro për më të dalluarit në të gjitha kategoritë.F.H