Gjysmë Maratona Ndërkombëtare e Pristhinës 2012

news-img2

Në vitin 2012, 620 garues nga shumë shtete, ishin të kënaqur me organizimin e kësaj maratone në një atmosferë me program të larmishëm rreth garës.  Këtë vit organizatori mendon se përvoja pozitive e viteve të kaluara do të motivoj edhe më tepër garuesit që të kënaqen në këtë garë e cila në të njëjtën kohë është gazmore dhe garuese.  Derisa të gjithë ata garues që e përfundojnë garën do të shpërblehen me certifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre, çmim i konsiderueshëm që në vlerë totale është 12.000€ do ti dhurohet garuesve më të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5km dhe tre garuesve me aftësi të kufizuara.  Të gjitha kategoritë e cekura shpërblimet do të ndahen në dy gjinitë (meshkuj dhe femra).