Luljeta Shala, me rekord të ri të Kosovës në 3000 metra në Elbasa

583X36621548Foto_Luljeta_Shala

Pas Erudit Ryshës, anëtar i Prizrenit që fitoi vendin e parë në kërcim së larti me 1.85 metra në ditën e parë të Kampionatit Kombëtar Dimëror në atletikë që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, në ditën e dytë kanë shkëlqye edhe atletët e tjerë nga Kosova. Atletja e mirënjohur e Klubit Llapi, Luljeta Shala, ka zënë vendin e parë dhe ka arritur rekord të ri të Kosovës në disiplinën 3000 me kohë 10:34.31. Rekordin më parë në këtë disiplinë e mbante kjo atlete me kohë 10:37.25 minuta.

Rezultat të mirë arritën edhe Valentin Sadiku/Trepça/ në disiplinën 800 metra  që doli i pari me kohë 1:56.62 minuta, kurse Edis Ahmeti/Trepça/ ishte i treti në 60 metra me 7.11sekonda, ndërkaq Leart Osmanaj/Prizreni/ po në këtë disiplinë doli në pozitën e katërt me kohë 7.28 sekonda.