Federata Atletike e Kosovës më 23.12.2016 ka filluar përgatitjet e atletëve në ngritje të aftësive fizike
Në këto përgatitje që kanë filluar të mbahen në këtë vit janë duke marr pjesë 30 atlet dhe trajnerët e reprezentacionit
Federata Atletike e Kosovës ka si Vizion që në vitin 2017 të krijoj kushte për ngritjen e performances së atletëve në rezultate të nivelit ndërkombëtarë kryesisht në disiplinat e dëshmuara dhe ngritja e performancës në disiplina tjera ndërkaq kemi si mision “Krijimin një sistemi të qëndrueshëm të performancës së lartë të atletëve”. Ngritja e performancës së atletëve do të jetë punë e vazhdueshme me të cilën jemi duke u marr seriozisht me të gjitha kapacitetet tona. Qëllimi yni gjatë viteve të ardhshme do të jetë rritja e numrit të atletëve elitë si dhe masat që duhet ndërmarrë për të zhvilluar edhe më tej performancën e tyre. Jemi duke krijuar kushte profesionale për përparimin e atletëve në rezultat që gjatë viteve të na përfaqësojnë denjësisht në garat ndërkombëtare .
përveçse që kemi hartuar një program për atletët elitar Federata Atletike ka edhe planin strategjik edhe për organizimin e kampeve për të rinj ku duhet të jetë një vazhdimësi e praktikumit në vitet e ardhshme, por me një program të mirëfilltë. Kampet stërvitore kanë rëndësi të shumëfishtë për atletët e rinj.
Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatin në këtë sport është i madh. Në vitet në vijim organizimi i kampeve duhet të bëhet duke pasur parasysh numrin e pjesëmarrësve, numrin e kampeve të organizuara gjatë një viti, programin në kamp etj.